Driton Halimi - gati për garën botërore që mbahet në Greqi 

Sporti

Driton Halimi - gati për garën botërore që mbahet në Greqi 

Nga: K. G. Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 16:21
Driton Halimi

Karateisti Driton Halimi përgatitet për sfidat e mëdha në vitin 2024.

Halimi pretendon rezultate edhe më të mira se në vitin që po e lamë pas.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Halimi, është i bindur për rezultate pozitive në garat e nivelit Botëror në Athinë të Greqisë.

Gara e nivelit të Serie A do të mbahet me 12 janar.

Halimi synon që të kthehet me medalje.

“Me pasion të madh për sfidat, këtë radhë po përgatitem për një garë të rëndësishme në nivelin Botëror ku do të marrin pjesë 1056 garues nga 80 shtete të botës, me 12 janar të vitit 2024 në Athinë të Greqisë.

Eksperienca që po përjetoj është një mundësi e shkëlqyer për të arritur dhe për ti siguruar një fitore të madhe vendit tim”, ka thënë Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat