Përzgjidhen 10 shpresat olimpike 2024

Sporti

Përzgjidhen 10 shpresat olimpike 2024

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka miratuar listën e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2024.

Shpresat olimpike për vitin 2024 do të mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS).

Bursistët, të cilët janë të moshave 15-21 vjeç, vijnë nga sportet si ai i xhudos, mundjes, taekwondosë, boksit dhe atletikës.

Këta bursistë do të përfitojnë nga 150 euro në muaj në formë mbështetje, sipas rregullores së MKRS për përkrahjen e 10 shpresave olimpike.

Gjatë muajit janar ose shkurt, KOK do të përzgjedh edhe dhjetëra bursistë shpresa olimpike, të cilët mbështeten nga KOK-u. Gjatë vitit 2023, 35 bursistë u mbështeten me nga 150 euro në muaj.

Ndërkaq, më poshtë i gjeni emrat e 10 shpresave olimpike 2024.

Bleron Ademi (Taekwondo)

Jon Gashi (Taekwondo)

Blin Kuka (Xhudo)

Uvejs Nesimi (Xhudo)

Donat Syla (Boks)

Taulant Jakupi (Boks)

Lonisa Reka (Mundje)

Elsa Nikoci (Mundje)

Sara Susuri (Atletikë)

Granit Ahmeti (Atletikë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat