Agim Aliu ndau dekoratën ‘Nderi i Qytetit’ vëllezërve Mahalla

Sporti

Agim Aliu ndau dekoratën ‘Nderi i Qytetit’ vëllezërve Mahalla

Nga: K.G.. Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 15:51
Gani Mahalla, Agim Aliu e Halil Mahalla

Vëllezërit Mahalla kanë dhënë dhe po japin për sportin dhe në përgjithësi shtetin e Kosovës.

Vëllezërit Mahalla, 7 vëllezërit karateistë, prof. Fahriu, Ganiu, Hakiu, Rexha, Syla, Nebihu e Halili, në asnjë kohë nuk u ndalen në shërbim të atdheut.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndau dekoratën “Nderi i Qytetit”. 

Dekorata iu dorëzua Gani e Halil Mahallës.     

“Të shquar në të gjitha trojet shqiptare me sportin e tyre - karatenë, kuadër që edhe botës sportive i dhanë emra të mirënjohur, familje me vlera intelektuale, atdhetare e sportive, është ky motivi mbi të cilin me rastin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën ‘Nderi i Qytetit’ për vëllezërit Mahalla për kontribut të jashtëzakonshëm në përfaqësimin dhe ngritjen e sportit ferizajas”, shkruan Aliu në profilin e tij në facebook.

Mahallët, përpos që e kanë pas shtëpinë të shndërruar në sallë sportive e në objekt arsimor edhe në aspekte tjera kombëtare në vitet e 90-ta, në rezistencë ndaj regjimit serb.

Duhet theksuar se në fund të marsit të vitit 1999, okupatori serb minoi dhe hodhi në erë shtëpinë më shtatë çati, në shenjë hakmarrje për veprimtarinë kombëtare të Mahallëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat