Tomori, mundja sport i traditës

Sporti

Tomori, mundja sport i traditës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 18:50
Mundësit

Mundja ka qenë një traditë e kahershme në sportin beratas, ndërsa tanimë të rinjtë vazhdojnë ta ruajnë këtë traditë dhe të vijojnë të merren me sportin e tapetit.

Gjatë vitit 2023, të paktën edhe sipas trajnerit Oldi Dyshniku, Tomori ka sjellë 9 medalje, tre prej të cilave të arta.

"Unë personalisht si trajner po mundohemi të marrim medalje si kombëtare, ashtu dhe ndërkombëtare e të ecim në gjurmët e të parëve", thotë trajneri i beratasve.

Prej dhjetë vitesh pjesë e ekipit të Tomorit është dhe Andi Dyshniku, që është shpallur 8 herë kampion në të gjitha grupmoshat, ndërsa është dhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

"Gjithmonë jemi përpjekur të arrijmë maksimumin në stërvitje me profesorin tonë dhe realisht kemi mirësinë që trajnerin e kemi pak a shumë edhe të moshës sonë dhe të gjithë si sportista i themi edhe shok, edhe profesor", nënvizon Andi Dyshniku.  

I gjithë ekipi është duke u përgatitur për të patur rezultate të mira, ndërsa pritet që Tomori në kampionatin kombëtar të përfaqësohet me dhjetë sportistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat