Gjinovcët e Kosovës, që e tronditën me dënime Serbinë falë Evropës, njëri në Beograd e tjetri në Strumicë 

Sporti

Gjinovcët e Kosovës, që e tronditën me dënime Serbinë falë Evropës, njëri në Beograd e tjetri në Strumicë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 janar 2024 Në ora: 14:09
Bahri Gjinovci dhe Izet Gjinovci

Izet e Bahri Gjinovci, janë shumë të afër mes vete, kushëri të parë dhe vijnë nga fshati Makërmal i Skenderajt.

Që të dytë janë me pozita të larta në sportet me dorë.

Izet Gjinovci është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Bahri Gjinovci – president i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Në opinion njihen si Gjinovci i madh dhe Gjinovci i vogël ose Izet Gjinovci senior e Bahri Gjinovci junior!

E veçanta se me sportet e tyre i shkaktuan telashe e tronditje Serbisë përkatësisht Federatës së Hendbollit dhe Volejbollit të Serbisë.

Në vitin 2018, kombëtarja e Kosovës U20 (femrat) në hendboll, është kombëtarja e parë e shtetin tonë që futet në Serbi dhe stërvitet në Kovilovo, në afërsi të Beogradit.

Vashat janë stërvitur me mbishkrimin Kosova në shpinë midis Serbisë dhe për sigurinë e tyre është përkujdesur xhandarmëria serbe. Më 23 mars nuk u zhvillua ndeshja mes Serbisë dhe Kosovës, Qeveria serbe me Aleksandër Vuçiqin dhanë urdhër që ndeshja nuk mund të luhet për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe sipas tyre tifozët famëkeq “Delija” po i afrohen palestrës. Turneu kualifikues për Kampionatin Botëror U20, u anulua në Beograd,

Federata e Hendbollit Evropian sanksionoi kombëtaren e Serbisë U-20 për femra që mos të merr pjesë për dy vite në garat ndërkombëtare si dhe federata serbe gjobitet me 15 mijë euro.

Duhet theksuar se Kosova U20 ishte përcjellur nën masa të rrepta nga xhandarmëria serbe deri në Beograd. 

Ajo që ishte edhe më interesante, në ambientin e hotelit në Kovilovo, hidhet vallja e Shotës nga hendbollistet, ndërsa hoteli ishte i rrethuar nga xhandarmëria. 

Rasti tjetër ndodhi më janar 21 janar (para një jave) në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, Serbia U18 (meshkujt) nuk doli në fushë dhe e humbi ndeshjen me rezultat 3:0 nga volejbollistët e kombëtares së Kosovës. Këtu serbët çarten dhe nisin akuza e kundërakuza mes vete në shtetin serb, kritikohet ashpër edhe ministri i sportit Zoran Gajiç për skandalin.

"Nëntë volejbollistë serbë (zyrtarisht) u sëmurën para ndeshjes me Kosovën, e cila nuk u luajt për këtë arsye.

Me vendimin që të mos luhet ndeshja për vendin e pestë në turneun kualifikues në Maqedoninë e Veriut, i erdhi kombëtares sonë direkt nga ministri i Sportit në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Zoran Gajiq.

Në Lojërat Olimpike apo Kampionatet Botërore dhe Evropiane në futboll, basketboll, hendboll, volejboll dhe sporte të tjera?

Kur do të vendosen medaljet?

A do të kërkohen vërtetime nga mjeku edhe në atë kohë?

Cilat do të jenë pasojat kur herën tjetër ministri Gajiq, i cili ndoshta edhe vetë po vepron sipas një direktive nga lart, kur thotë 'nuk mundet'?

Sepse pas të gjitha marrëveshjeve të Brukselit dhe Kumanovës, planeve franko-gjermane, marrëveshjeve publike dhe sekrete, Kosova ka monedhën e saj euron, qytetarët ngasësin vetura me targa të Kosovës, udhëtojnë me pasaporta të Republikës së Kosovës, Kosova ruhet nga policia dhe ushtria, dhe gjykohen sipas ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës dhe korrespondojnë përmes operatorëve kosovarë”, shkruan mes të tjera mediumi serb “Sportklub”. 

Bahri Gjinovci thotë për gazetën kombëtare “Bota sot” se ka kërkuar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit që verifikohet se a ishin të sëmurë volejbollistët serbë dhe Serbia të marrin dënimin shembullorë.

Gjinovci do të insistojë deri pikën e fundit, që gjërat të dalin në dritë. Deklarata e Bahri Gjinovcit se Serbia të kontrollohet me këtë rast, i ka elektrizuar edhe serbët.

Gjinovci ka kërkuar që Serbia të përjashtohet dhe të dënohet me vite për këtë akt të paprecedent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat