Çka ndodhi që FKK nuk u kategorizua? Turpi po vazhdon, reagon Nazmi Gashi

Sporti

Çka ndodhi që FKK nuk u kategorizua? Turpi po vazhdon, reagon Nazmi Gashi

Nga: K. G. Më: 28 janar 2024 Në ora: 20:03
Nazmi Gashi

Karateja është në gjendje shumë të rëndë. 

Nuk mbahet mend në histori të ekzistimit të Federatës së Karatesë së Kosovës, që janë ballafaquar me një situatë të rëndë dhe të paprecedent.

Me një situatë kaotike. 

FKK-së i është pezulluar licenca para disa muajve nga ana e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës, ndërsa nuk është kategorizua nga komisioni pranë MKRS-së. 

Dje Besart Baruti është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni.

Çka ndodhi që FKK nuk u kategorizua? Turpi po vazhdon, ka reaguar Nazmi Gashi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës. 

“Kategorizimi i sporteve në Kosovë. 

Qe nga viti 2017 kur ka filluar kategorizimi i Federatave Sportive, Trajnerëve dhe Sportistëve Federata e Karatesë e Kosovës ka qenë e kategorizuar në kategorinë A të Federatave Sportive dhe atë duke i hyrë dhe në hak FKK-së, në 3 raste do të duhej të kategorizohet FKK si Federatë numër 1.

Sa i përket rezultateve të trajnerëve dhe garuese për gjithë këto vite FKK kishte numrin më të madh të kategorizuar të trajnerëve dhe sportistëve.

Çka ndodhi që FKK nuk u kategorizua?

Se kemi asnjë njoftim zyrtar nga MKRS dhe as nga komisioni për kategorizim cila është arsyeja e mos kategorizimit të FKK-së?

Çka po fshihet prapa gjithë këtij presioni ndaj FKK-së?

Kush po mundohet ta shkatërroj FKK-në?

Nga cilët njerëz brenda MKRS po luftohet FKK?

Këto dhe shumë pyetje tjera do të jepen përgjigjet në ditët në vazhdim!!!

FKK i vetmi sport vitin e kaluar qe fitoj medalje Botërore në Kampionatin Botëror që u mbajt në Hungari.
Turpi po vazhdon!

Federata e karatesë e Kosovës do të udhëtoj në fillim të muajt Shkurt për kampionatin Evropian për Kadet Junior dhe U21 që do të mbahet në Tbilisi - Gjeorgji dhe qe nga Qershori i vitit 2023 nga MKRS dhe individët brenda saj na është ndalur financimi dhe vetëm për vitin 2023 MKRS i detyrohet FKK me më shumë se 103.000 euro (njëqind e tremijë).

Sporti në krizë të thellë nga institucionet që do të duhej ta përkrahin Sportin.

Kosova mbi të gjitha”, ka reaguar Gashi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat