Vdes shahisti i Kosovës

Sporti

Vdes shahisti i Kosovës

Nga: K. G. Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 23:51
Ekrem Gashi

Federata e Shahut e Kosovës është tronditur sot nga lajmi se ka ikë në amshim shahisti Ekrem Gashi.

Shahisti Gashi ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në moshën 59 vjeçare ndërroi jetë shoku dhe shahisti jonë nga Lipjani, Ekrem Gashi.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Akllap, komuna e Lipjanit pas namazit të drekës.

Zoti e mëshiroftë e familjes, shokëve dhe faresifit ua shtoftë durimin dhe të gjitha të mirat në jetë”, shpreh ngushëllime Federata e Shahut e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat