Redona Gashi, një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian

Sporti

Redona Gashi, një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian

Nga: K. G. Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 21:42
Redona Gashi

Karateistja e kombëtares së Kosovës, Redona Gashi, me padurim e pret ditën e nesërme dhe kërkon medaljen e bronztë.

Redona është një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian për të reja.

“Redona Gashi në finale për medalje të bronztë në Kampionatin Eveopian në Tbilis të Gjeorgjisë.

Pas një paraqitje të shkëlqyeshme Redona nesër në finale lufton për medaljen e bronztë.

Redonës dhe Behijes (Mustafa) ju urojmë suksese nesër dhe besojmë në medalje.

Edhe Gjeorgjia po i njofton nga afër simbolet e Kosovës”; njofton FKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat