Ertian Kofsha, i nënti në shtytje

Sporti

Ertian Kofsha, i nënti në shtytje

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 21:29
Ertian Kofsha në mes

Ertian Kofsha, për herë të parë në një garë ndërkombëtare me të rriturit, nuk ka shkuar më shumë se sa vendi i nëntë në stilin e shtytjes në peshën deri në 89 kilogram.

Gjithçka ndodhi në Kampionatin Europian të Sofjes në Bullgari, ndërsa Kofsha ishte në Baterinë A, apo të atyre më të mirëve.

Në stilin e shkëputjes dështoi në të tria provat, teksa nuk ngriti 155 kilogram në provën e parë dhe 158 kilogram në të dy tentativat.

Për rrjedhojë nuk ka mundur të renditet në dygarësh. Në stilin e shtytjes e nis mirë garën e tij, ndërsa realizon 185 kilogram. Por dështon në të dytën me 187 kilogram e më pas tërhiqet nga gara duke u klasifikuar i nënti.

Tanimë në garë për Shqipërinë kanë mbetur Erman Tabaku në peshën deri 96 kilogram dhe Albert Meta e Franko Ferra në peshën 109 kilogram, të tre në Baterinë B. Dhe i gjithë suksesi i peshëngritjes shqiptare në këtë Europian mbeten tre medaljet e argjendta të Kristi Ramadanit dhe Erkand Qerimajt në peshën deri në 81 kilogram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat