KOK e nderon Gani Kosumin me çmimin e veçantë! Edhe Driton Kuka emocionohet 

Sporti

KOK e nderon Gani Kosumin me çmimin e veçantë! Edhe Driton Kuka emocionohet 

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:43
Gani Kosumi

Gani Kosumi është aset i gazetarisë dhe sportit të Kosovës.

Njeriu që nuk u ndal kurrë veçmas në kohërat më të vështira në gjeneratën e sakrificës duke raportuar nga Çamërlia, Dumnica, Hogoshti etj.

As pushka e okupatorit serb nuk e trembi në asnjë moment z. Kosumi. 

Image

Ismet Krasniqi e Gani Kosumi 

Përveç që raportoi nga terren, ai ka bërë pothuajse mbi 300 mijë fotografi, që dëshmojnë se si ka funksionuar e ekzistuar sporti në Kosovë, ku vazhdimisht sportistët ishin të përndjekur dhe të kërcënuar nga okupatori serb.

Gani Kosumi tani është në pension përkundër kësaj ai nuk ndalet duke kontribuar për sportin. 

Image

Gani Kosumi

Komiteti Olimpik i Kosovës e nderoi me çmimin e veçantë për kontribut në gazetari sportive, doajenin e gazetarisë sportive në vendin tonë, Gani Kosumi.

Kosumit iu nda ky çmim si shenjë mirënjohje për kontributin e madh në lëvizjen olimpike dhe në pasqyrimin e aktiviteteve sportive para dhe pas luftës.

Kosumi nuk u përmbajt nga emocionet, iu mbushën sytë me lot kur iu kujtuan kohërat e sakrificës në vitet e 90-ta, për të cilin fjalë të mëdha tha edhe trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka.

Padyshim edhe Driton Kuka pati emocionet e veta dhe i dridhej zëri kur kujtoi ato kohëra të rënda dhe Gani Kosumin me aparat në dorë cep e në cep, që aparati i tij ishte si pushkë kundër regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat