Në Paris ndodh skandali

Sporti

Në Paris ndodh skandali

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 11:18
Pamje në Paris

Një skandal i madh ka ndodhur në Paris të Francës.

Pak muaj para fillimit të Lojërave Olimpike, është vjedhur një material i çmueshëm dhe mjaft i rëndësishëm.

Mediat franceze raportojnë se një çantë që e mbante një kompjuter dhe dy memorie USB, në të cilat përfshiheshin planet e sigurisë shtetërore për Olimpiadën e Parisit, u vodh në një tren në stacionin Gare du Nord në Paris.

Sipas mediumit britanik “The Guardian”, kjo çantë ishte në pronësi të një inxhinieri të Komunës së Parisit.

Inxhinieri në fjalë theksoi se pajisjet e tij përmbanin të dhënë të ndjeshme, posaçërisht planet e policisë për ta mbajtur rendin dhe sigurinë gjatë Lojërave Olimpike, të cilat në verën që vjen do të mbahen pikërisht në Paris.

Inxhinieri francez e kishte vendosur çantën në ndarjen e bagazhit mbi sediljen e tij.

Policia rajonale po mundohet që ta zbulojë hajnin apo hajnat përmes kamerave të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat