Reagon KK Arbëria: Turp për atë kryetar të komisionit

Sporti

Reagon KK Arbëria: Turp për atë kryetar të komisionit

Më: 23 mars 2024 Në ora: 17:17
KK Arbëria

Klubi karatesë Arbëria nga Kamenica është e revoltuar me rastin e ndarjeve të subvencioneve.

Vetëm 1.000 euro i janë ndarë klubit të karatesë Arbëria. 

“Reagim publik në lidhje me ndarjen e subvencioneve për Klubet Sportive në komunën e Kamenicës!

Ju ka mbuluar turpi në çdo anë, por kjo e ndarjes së subvencioneve ishte “kapaku”!

Të nënçmohet një klub siç është Klubi i Karatesë Arbëria nga Kamenica për 3 vite me radhë nga një komision i ulët për ndarjen e subvencioneve, është më shumë se turp.

Për ju që nuk doni të dini se kush është Klubi i Karatesë Arbëria, hyni e shikoni rezultatet tona.

Klub që daton që nga viti 1982 dhe është ndër klubet më të vjetra në komunë, aktiv që garon në nivel të Federatës së Karatesë së Kosovës prej pavarësimit të sportit nga regjimi serb dhe kemi kalendar vjetor në nivel vendor që besojmë se asnjë federatë nuk ka më shumë gara në nivel vendor, njëkohësisht jemi pjesëmarrës edhe në gara rajonale, ballkanike dhe në gara me nivel botëror. Nuk mundën të na shuajnë si klub as ata në luftë, e aq më pak ju!

Nuk mund ta kuptojmë (ndoshta edhe e kuptojmë) si është e mundur një klubit t’i ndahet shumë marramendëse, ndoshta sa mbledhja e shumës së të gjitha klubeve tjera, dhe një shoqatë alpinizmi që nuk marrin pjesë në garë sportive të vlerësohen më shumë se klubi jonë.

Turp për atë kryetar të komisionit së bashku me ata anëtar që për 3 vite radhazi bëjnë ndarje selektive.

Me ju dhe komision si ju nuk zhvillohet sporti komunal e as shtetëror. Të tmerrshëm!

P.s Ftojmë të gjitha mediat që të merren me rastin në fjalë”, reahon KK Arbëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat