​Arrestohen dy yjet e Premier Ligës nën dyshimin për përdhunim

Sporti

​Arrestohen dy yjet e Premier Ligës nën dyshimin për përdhunim

Më: 23 prill 2024 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Dy futbollistë të Premier Ligë janë arrestuar pasi një përdhunim u raportua në polici. Dy futbollistët e paidentifikuar janë nga i njëjti klub dhe u arrestuan në fundjavë, bën të ditur “The Sun”.

Një lojtar, 19 vjeç, thuhet se u morr në pyetje nga policia, me dyshimin për sulm dhe ndihmë dhe nxitje për një përdhunim, në stadiumin e klubit përpara se të arrestohej zyrtarisht pasi të dilte nga fusha, raporton KosovaPress.

Ai u dërgua në mbajtje gjatë natës dhe më pas u mor në pyetje nga policia nën kujdes. Lojtari tjetër, i cili gjithashtu është 19 vjeç, u arrestua një ditë më pas dhe më vonë u pyet nga policët nën dyshimin për përdhunim.

Të dy lojtarët thuhet se tani janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Përdhunimi i supozuar thuhet se ka ndodhur të premten mbrëma, me viktimën e supozuar që kontaktoi policinë dhe bëri një ankesë zyrtare disa orë më vonë.

Një zëdhënës i policisë i tha “The Sun”: “Policia ka arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore pas një raportimi për një përdhunim. Një 19-vjeçar u arrestua me dyshimin për sulm dhe ndihmë dhe nxitje në një përdhunim. Një 19-vjeçar i dytë u arrestua nën dyshimin për përdhunim. Të dy burrat janë liruar me kusht nga policia".

Ndërkaq, një zëdhënës i klubit të lojtarëve në fjalë tha: "Meqë çështja është tani në duart e policisë, Klubi i Futbollit nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë fazë". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat