Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Toyota pritet të zgjerojnë bashkëpunimin

Sporti

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Toyota pritet të zgjerojnë bashkëpunimin

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 17:32
Besim Hasani me presidentin e Toyota-s, Kensuke Tsuchiya

Drejtuesi i Kompanisë automobile Toyota me seli në Lubljanë, presidenti z.Kensuke Tsuchiya, i shoqëruar nga z.Bujar Hoxha, përgjegjës i Toyotas për Kosovë, kanë vizituar të mërkurën Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Ata u pritën ngrohtësisht nga presidenti i KOK-t, z.Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm z.Shasivar Haxhijaj dhe nga z.Endrit Syla, drejtor i Departamentit të Financave.
Toyota është sponsore e Komitetit Olimpik të Kosovës, bashkëpunim ky që ka filluar vitin e kaluar, për çka drejtuesit e KOK-ut falënderuan drejtuesit e kësaj kompanie për përkrahjen.
Të dy palët biseduan për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen, derisa mysafirët u interesuan edhe për aktivitetet që organizon KOK-u, për çka u informuan rrjedhimisht nga presidenti z.Hasani.
Vizioni dhe vlerat e KOK-ut përputhen me ato të Toyotas, për çka bashkëpunimi pritet të zgjerohet edhe në fusha të tjera, tha z.Tsuchiya.
Në fund, për mysafirët u ndanë disa dhurata simbolike, si libri “Debutimi i Artë” kushtuar përvjetorit të parë të medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat