Gjendet trupi i alpinistes së zhdukur 31 vjet më parë në Elbrus të Rusisë - Bota Sot
Gjendet trupi i alpinistes së zhdukur 31 vjet më parë në Elbrus të Rusisë

Sporti

Gjendet trupi i alpinistes së zhdukur 31 vjet më parë në Elbrus të Rusisë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 16:24
Elena Basykina

Trupi i pajetë i një gruaje sovjetike e mumifikuar në akull dhe në dukje sikurse një trup kulle, është gjetur sot në Elbrus të Rusisë.

Bëhet fjalë për trupin e pajetë të Alpinistes Elena Basykina e cila ishte zhdukur 31 vjet më parë bashkë me gjashtë anëtarë të tjerë, të gjithë alpinistë.

Ajo ishte zhdukur gjatë ngjitjes në majën më të lartë në Evropë, Elbrusin që gjendet në jug të Rusisë.

Familjarët e saj thanë se ishin frikësuar nëse ndokush e kishte kidnapuar ose nëse dikush e kishte zënë rob në Kaukazin e rrezikshëm.

Trupi i saj i ngrirë dhje mbështjellë në akull ishte gjetur nga disa turisë, siç raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Elena ishte 36 kur ka vdekur.

Kushëriri i saj Evgeny tha sot për mediat lokale se nëna e Elenës kishte vdekur menjëherë pas zhdukjes së vajzës.

Derisa ai vetë ka deklaruar se ka pritur për Elenën që të kthehet krejt këto 30 vjet e më tepër.

'Ne mundoheshim të kuptojmë se çfarë ka ndodhur me të dhe luteshim që ndoshta është kidnapuar por është gjallë dhe mund ta gjemë herëdokur”, ka thënë Evgeny.

 “Është regjion aq I rrezikshëm”, ka thënë ai.

Pranë tripit të Elenës u gjet edhe një tiketë aeroplani nga Moska për në raportin e Maleve Mineralnye Vody, për datë 10 prill 1987, data kur Mikhail Gorbachev po sundonte në Kremlin përpara se të binte bashkimi Sovjetik.

Edhe pasaporta e saj u gjet në gjërat e saj.

Në 1987, emergjenca sovjetike kishte punuar në drejtim të zbardhjes së fatit të Elenës por kishte dështuar ta gjejë trupin e saj.

Elena ishte e pamartuar dhe nuk kishte fëmijë, ajo kishte vdekur në një lartësi prej 13,125 mlb në malin Elbrus.

Trupi i saj do të dërgohet në Moskë për një funeral shtetëror.

Kujtojmë se majën Elbrus me sukses për tetë ditë e ka ngjitur këtë vit alpinistja shqiptare Arineta Mula, pa udhëzues dhe e vetme ishte kthyer në shtëpinë e saj në Kosovë, të cilën e nderoi me ngjitjen e flamurit në Elbrus.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...