Eksperti i Premier League shpallet kampion bote në shah

Sporti

Eksperti i Premier League shpallet kampion bote në shah

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 22:44
Magnus Carlsen

Norvegjezi Magnus Carlsen ka mbrojtur titullin kampion bote pasi ka mposhtur amerikanin Fabiano Caruana me rezultatin 3-0 në “tie break”.

Pas 12 ndeshjeve remi që zgjatën tre javë, Carseln ka marrë fitoren shumë shpejt ditën e mërkurë me tre fitore radhazi.

Ndeshjet e “tie break” janë luajtur me 25 minuta në dispozicion për lojtarët në çdo ndeshje. 12 ndeshjet e mëparshme në stili klasik kishin përfunduar në remi dhe kanë zgjatur nga shtatë orë secila.

Kjo është hera e tretë që Carlsen mbron titullin kampion pasi e ka fituar nga indiani Viswanathan Anand më 2013.

Carlsen ka fituar 550,000 euro për fitoren ndërsa Caruana 450,000 euro.

Ai mbahet si një ekspert i kampionatit anglez Premier League. Norvegjezi është pjesëmarrës në lojën e famshme Fantazi Futboll dhe aktualisht ndodhet në vend të 1341-të

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat