Japonia priti shqiptarët

Sporti

Japonia priti shqiptarët

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:25
Japonia priti shqiptarët

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, janë mirëpritur ngrohtësisht nga kryetari i komunës së Sanjos në prefekturën e Nigatas në Japoni, Isato Kunisada. Pikërisht kjo komunë do të jetë mikpritëse e Ekipit Olimpik të Kosovës për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

I pari i komunës së Sanjo-s, Kunisada, bashkë me ekipin e tij, i premtoi drejtuesve të KOK-ut krijimin e kushteve të favorshme për përgatitjen dhe akomodimin e Ekipit të Kosovës 10 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Në takim, i pranishëm ishte ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Haxhijaj, falënderuan mikpritësin për takimin, me shpresën se kjo komunë do t’i sjell fat sportistëve tanë dhe të hyjë në librat e artë të historisë së sportit të Kosovës.

Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të ANOC-ut, ku presidentit Hasani iu dorëzua çmimi “Breakthrough Award” (Çmimi i Arritjeve) për pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat