Shfaqja "Copë-Copë" sjellë rrëfimet e grave që mbijetuan dhunën - Bota Sot
Shfaqja "Copë-Copë" sjellë rrëfimet e grave që mbijetuan dhunën

Teatri

Shfaqja "Copë-Copë" sjellë rrëfimet e grave që mbijetuan dhunën

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:33
"Copë-Copë"

Sonte në Teatrin Oda jepet shfaqja "Copë-Copë" e regjisores Zana Hoxha Krasniqi, që pasqyron realitetin e disa grave në Kosovë, të cilat ishin viktima të dhunës.

E veçanta e kësaj shfaqje, e cila fillon në ora 19.00, është se do të performojë edhe një grua që i mbijetoi dhunës në familje. 

Organizatorët kanë njoftuar se paratë e mbledhura nga biletat do të shkojnë për Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, në kuadër të iniciativës "Një ditë e Valentinit për të gjithë". 

"Në këtë rrjedhë, Artpolis prezanton shfaqjen “Copë-Copë” bazuar në ngjarje të vërteta të grave në Kosovë; një grua, mbijetuese e dhunës në familje, është edhe performuese në skenë së bashku me aktoret profesionale. Kjo grua e fortë, Bashkime Sulejmani, qysh në 2015 është kontaktuar nga Artpolis nga po e njëjta Qendër për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë për të treguar historinë e saj, për të ngritë zërin për mirëqenien e saj e të djalit, e po ashtu në përkrahje të të gjitha grave që kanë përjetuar ngjarje të kësaj natyre", kanë njoftuar organizatorët nga Artpolis. 

Dramaturgjinë e kësaj shfaqjeje e ka bërë Blerta Zeqiraj, ndërsa do të performojnë aktoret Melihate Qena, Anisa Ismaili, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Qendresa Jashari dhe Bashkime Sulejmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...