Vdes nga fruthi foshnja 14 muajsh nga Tetova

Tetova

Vdes nga fruthi foshnja 14 muajsh nga Tetova

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Regjistrohet viktima e tretë e fruthit në Maqedoninë e Veriut.

Foshnja 14 muajsh nga Pallatice e Tetovës ka ndërruar jetë sonte në Shkup.

Mëngjesin e sotëm u regjistrua viktima e dytë që ndërroi jetë nga fruthi, e cila ishte nga Sveti Nikole. Gjatë gjithë kohës në Klinikën Infektive në Shkup ka paraqitje të rasteve të reja me fruth.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për vaksinim të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat