Biblioteka e Tetovës i shpërbleu krijimet më të mira letrare të nxënësve me rastin e Ditës Botërore të Librit

Tetova

Biblioteka e Tetovës i shpërbleu krijimet më të mira letrare të nxënësve me rastin e Ditës Botërore të Librit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 23:53
Biblioteka

Me shpalljen e fituesve dhe me ndarjen e çmimeve për konkursin letrar për krijimet më të mira poetike biblioteka e qytetit “Koço Racin” nga Tetova e shënoi Ditën Botërore të Librit. Afër një mijë krijime letrare në poezi dhe prozë kanë arritur në bibliotekën e Tetovës me rastin e konkursit letrar.

“Shpresojmë se me këtë do të arrijmë t’i stimulojmë nxënësit që më shumë t’i kushtohen krijimit, leximit të librave dhe shkrimit, në kohën kur teknologjia gjithnjë e më shumë bëhet pjesë e përditshmërisë”, deklaroi drejtoresha e bibliotekës, Njomza Imeri Ismaili.

Në kategorinë e krijimeve letrare në gjuhën shqipe, çmim mori Krenare Ismaili nga SHF “Përparimi” nga Reçica e Madhe për poezinë “Mos”. Çmimin e dytë e fituan Anisa Denjali dhe Amra Qazimi që të dyja nga SHF “Abdyl Frashëri” nga Bogovina. Çmimin e tretë e fituan Edona Osmani nga SHF “Sabedin Bajrami” nga Kamenjani, Blerat Gafuri nga SHF “Dërvish Cara” nga Pallçishti dhe Jëllzana Ameti nga SHF “Kirill Pejqinoviq” nga Tearca.

Mirënjohje morën nxënësit e çdo shkolle fillore si edhe mentorët e personave të paraqitur.

Çmime nga “Këndi amerikan” morën edhe nxënësit të cilët patën krijime letrare në gjuhën angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat