Dita e tregut në Tetovë, shitësit lënë prapa vetes mbeturinat - Bota Sot
Dita e tregut në Tetovë, shitësit lënë prapa vetes mbeturinat

Tetova

Dita e tregut në Tetovë, shitësit lënë prapa vetes mbeturinat

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:51
Shitësit lënë prapa vetes mbeturinat

Perime të kalbura, qese plastike, dhe mbeturina të tjera. Kjo është fotografia e rrugëve dhe trotuareve në vendin e quajtur tregu i grave, ku zakonisht ditëve të enjte zhvillohet tregtia në Tetovë.

Kjo pamje e trotuareve dhe rrugës në Çarshinë e Epërme të Tetovës përsëritet pothuajse çdo të enjte, ndërsa inspektorati, ende nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për dënimin e tregtarëve që shkaktojnë këtë rrëmujë, pas përfundimit të ditës së tregut.

E sikur kjo të mos mjaftojë, shpesh, në këtë pjesë, hasen edhe grila të dëmtuara, pemë të thyera nga tregtarët dhe dëmtime të trotuarit.

Banorët e kësaj lagje shpesh ankohen për pamjen që mbetet pas ditës së tregut dhe kërkojnë nga organet komunale, që të merren masa të rrepta ndaj tregtarëve të pandërgjegjshëm dhe të mos lejohet assesi që tregtinë e tyre ta zhvillojnë në rrugë apo në trotuare duke lënë pas vetes, përveç mbeturinave të shumta, edhe pemë të thyera dhe dëmtime të tjera të kësaj pjese./Alsat/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...