Arrestohen dy persona në Tetovë, posedonin kokainë

Tetova

Arrestohen dy persona në Tetovë, posedonin kokainë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Zherovjan të Tetovës kanë privuar nga liria dy persona, 23 dhe 29 vjeçar.

Gjatë kontrollit në makinën e tyre “Passat”, me targa të Tetovës është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës “Kokainë”.

Personat në fjalë janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar në stacionin policorë të Tetovës ku pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të ngritët padi adekuate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat