Tetovë, mjeku sulmon fizikisht pacientin në spital - Bota Sot
Tetovë, mjeku sulmon fizikisht pacientin në spital

Tetova

Tetovë, mjeku sulmon fizikisht pacientin në spital

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim

Pacienti nga fshati Bërvenicë ka denoncuar se dje rreth orës 17:30 është sulmuar ka mjeku në spitalin klinik të Tetovës në Tetovë.

“Personi V.S (67) nga Bërvenica ka paraqitur se dje në orën 17:30 gjatë kontrollit mjekësor në Spitalin Klinik në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga SH.F, mjek në spital”, thohet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Për vetëm tre ditë ky është incidenti i dytë në spitalin e Tetovës. Të premten, mjeku ka qenë i sulmuar ndërsa dy vëllezërit tjerë që e sulmuan u paraburgosën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...