‘Grish’ vjen me idenë ‘Tetova bike’, për të lehtësuar funksionalitetin e qytetit - Bota Sot
‘Grish’ vjen me idenë ‘Tetova bike’, për të lehtësuar funksionalitetin e qytetit

Tetova

‘Grish’ vjen me idenë ‘Tetova bike’, për të lehtësuar funksionalitetin e qytetit

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Qyteti i Tetovës shpesh gjendet në krye të listave të qyteteve më të ndotura në botë dhe Evropë. Gjithashtu, shumicën e kohës qyteti është i bllokuar, si pasojë e lëvizjes së veturave nëpër rrugët e qytetit. E lëvizja e vetura ndikon edhe tek ndotja e ajrit. Telegrafi Maqedoni ju përcjell një ide të kafenesë “Grish”, të cilët duan të ndikojnë në lehtësimin e funksionalitetit të qytetit. Me këtë rast, nga “Grish” thonë se presin mbështetje edhe nga bizneset tjera në Tetovë për të ndikuar së bashku në këtë nismë.

Media ka biseduar me Fatmir Shabanin, pronarin e kafiterive Grish në Tetovë.

“Tetova bike është koncept vetëdijësues për ne si tetovar që t’i lëmë pak veturat anësh dhe të lehtësojmë funksionalitetin e qytetit tonë. Tetova Bike është diçka më se e nevojshme për banorët e Tetovës, dhe për studëntët që përballen çdo ditë me vështirësi në komunikacion” tha Shabani duke treguar idenë.

“Duke u bazuar në rrethanat të cilat ndodhemi si banorë të Tetovës, duke analizuar jetën edhe të studentëve në atë se çfarë u ofron Tetova lindi kjo ide për të cilën vlerësojme që sado pak do të kontribuonte në lehtësimin e kryerjes së nevojave studentore. Pra, ne planifikojne që si Grish të grumbullojmë diku 15 biçikleta të cilat prej nga fundi i muajit mars do të jenë në shërbim të studentëve por edhe gjithë qytetarëve. Kusht për përdorimin e biçikletave do të jetë vetëm që personi të jep letërnjoftimin për kohën e përdorimit” vazhdoi Shabani.

“Këtë lloj projekti do ta paraqesim edhe në Komunën e Tetovës, por njëkohësisht apelojme prej këtu që të gjithë bizneset sidomos kafeteritë e qytetit, që çdo njëra të ketë së paku 5 deri 10 biçikleta për klientët e vetë të cilat do përdoren për nevojat e tyre, në ketë mënyre do e zbusim ngarkesën e dendur që gjendet në komunikacionin e qytetit” përfundoi Shabani, pronar i kafenesë Grish.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat