Tetova kërkon masa më rigoroze për mbrojtje

Tetova

Tetova kërkon masa më rigoroze për mbrojtje

Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:57
Tetova

Pas konfirmimit të gjashtë rasteve të reja në 24 orët e fundit në Tetovë, Komuna e Tetovës kërkon ndërprerjen e komunikacionit ndërkomunal. Kërkesa të cilën e mbështet edhe Komuna e Bogovinës, i është drejtuar Qeverisë.

Përfundimi i përgjithshëm është se sot kemi gjashtë raste të reja, me një tendencë në rritje, që mendoj se gjithëve duhet të na bëjë jashtëzakonisht të vetëdijshëm në këtë drejtim. Komuna e Tetovës, e përkrahur edhe nga Komuna e Bogovinës, mbrëmë i është drejtuar shtabit të krizës së Qeverisë me kërkesë edhe për ndërprerjen e plotë të komunikacionit ndër urban ndërmjet të gjitha komunave të Pollogut, kjo duke pasur parasysh faktin se tendencat janë që këtyre ditëve të mund të ketë rritje dhe kjo është edhe një masë shtesë, që besojmë se Qeveria dhe Shtabi qendror i krizës do ta aprovoj- deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Ndërkohë, shtimi i numrave të të infektuarve në Pollog dhe apelet e shumta të institucioneve, nuk kanë rezultate. Sërish në Tetovë dhe Gostivar, radhët e njerëzve para bankave nuk mungonin, ndërsa distanca maskat nuk mbaheshin nga shumica e tyre.

“Ky është edhe vetëdijesimi jonë. Jemi mësuar pak si anarki dhe tani na vjen zor t`iu rrimë këtyre rregullave. Por padyshim se edhe bankat duhet të marrin ndonjë masë lehtësuese për qytetarët  që edhe ata mos të vazhdojnë këtu dhe të bëhet kjo rrëmujë që bëhet para bankave, institucioneve tjera.”.

“Kemi punë, e kemi patjetër. Secili kemi ndonjë punë këtu. Ata vetë duhet ta dinë se duhet t’i dërgojnë pensionet e gjërat tjera, por ata që kanë punë patjetër të presin”.

“Është rrezik por kjo është… Ja, këto jemi ne! 

Nëse grumbullimet e këtilla vazhdojnë edhe ditët e ardhshme, nga komuna thonë se do kërkojnë nga qeveria që të merren masa më të rrepta ndaj këtyre institucioneve.

Nëse eventualisht vlerësimet më tutje thonë se kemi probleme akoma më shumë, gjithsesi që do insistojmë që edhe Qeveria në mënyrë më të angazhuar ta shqyrtoj dhe të gjejë mënyra më efikase në këtë drejtim- deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës-

Sa i përket masës për ndalesë për lëvizje, gjatë ditës së fundit, në Tetovë dhe Gostivar, atë e kanë shkelur gjithsej pesë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat