Aksident tragjik në Tetovë: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Tetova

Aksident tragjik në Tetovë: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mesnatën e së dielës në rrugën e banjës në Tetovë.

Një makinë me katër pasagjeër ka humbur kontrollin dhe ka rëne disa metra poshtë në perrua me ç’rast njeri nga pasagjerët, grua, mosha e të ciles ende nuk dihet, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Tre persona të tjerë me urgjencë i janë drejtuar Spitalit Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori kujdestar si dhe zjarrfikësit.

Rruga për në Banjen e Tetovës është bllokuar dhe po bëhen hetime për rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat