SPB-Tetovë: 74 persona pa maska mbrojtëse

Tetova

SPB-Tetovë: 74 persona pa maska mbrojtëse

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:48
Foto Ilustrim

Nga SPB-Tetovë deklarojnë se 74 persona nuk kanë respektuar masën për mbajtjen e maskave mbrojtëse për mbrojtje nga coronavirusi.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (20.07./21.07) për të mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej për 74 persona janë përgatitur urdhra për kundërvajtje,
në përputhje me nenin 6 të Dekretit përkatës të qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, për 35 persona janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle ndaj 853 personave me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në respektimin e këtyre vendimeve”, deklarojnë nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat