Tetovë : Gjatë vitit të kaluar, janë sanksionuar ligjërisht 12,526 lloje të ndryshme të shkeljeve të trafikut

Tetova

Tetovë : Gjatë vitit të kaluar, janë sanksionuar ligjërisht 12,526 lloje të ndryshme të shkeljeve të trafikut

Më: 11 janar 2021 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Gjatë vitit të kaluar (2020), zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në rajonin e gjerë të Tetovës kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 12,526 lloje të ndryshme të shkeljeve të trafikut, gjegjësishtë kundërvajtje ose afro 8 mijë kundërvajtje më pak krahasuar me vitin e kaluar 

Duke vepruar në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Ligjin për Automjetet dhe për shkak të mangësive të identifikuara, përkatësisht shkeljeve të trafikut, 830 automjete janë përjashtuar nga trafiku.

Numri më i madh i veturave të larguara nga trafiku (751) kanë qenë me regjistrim të skaduar mbu 30 ditë, tek 61 vetuara janë konstatuar parregullsi teknike shumica me parregullsi në frenat, dhe në 18 automjete me mbingarkesë.

Vitin e kaluar, gjithashtu janë përjashtuar nga trafiku edhe 2001 shoferë, nga të cilët 1326 që kanë drejtuar pa patentë shofer, 64 me një kategori të papërshtatshme, 37 me masë mbrojjtëse ,,Ndalesë“ aktive, 403 shoferë fillestarë dhe 171 vozitës që kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat