Tetovë : Kontrollë lidhur me sjelljen e këmbësorëve si pjesëmarrës në trafik

Tetova

Tetovë : Kontrollë lidhur me sjelljen e këmbësorëve si pjesëmarrës në trafik

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë sot prej ora 08.00 deri në 12.00 është kryer aksion kontrolli lidhur me sjelljen e këmbësorëve si pjesëmarrës në trafik, gjegjësishtë nëse dhe në çfarë mase ata respektojnë shenjat rregullat dhe dispozitat ligjore .

Kështu që në Tetovë, janë konstatuar gjithsej 42 shkelje, 30 prej të cilave kishin të bënin me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë.

Për të gjith shkelësit janë përgaditur parashtresa adekuate, ndërsa 2 prej tyre janë paralajmëruan me shkrim dhe 11 shkelës tjerë janë sanksionuar lloje të ndryshme të shkeljeve.

Gjatë kontrollit e realizuar sot në Gostivar, janë sanksionuar 11 këmbësorë, 6 prej të cilëve nuk kanë përdorë trotuaret dhe kanë lëvizur në rrugë dhe 5 këmbësorë kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë.

 Gjithashtu janë sanksionuar 6 lloje të tjera të shkeljeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat