Mbyllet një objekt në Tetovë, punoi jashtë orarit të lejuar

Tetova

Mbyllet një objekt në Tetovë, punoi jashtë orarit të lejuar

Më: 2 mars 2021 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (01.03.2021) policia ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Zhelinë të Tetovës, në pronësi të 48 vjeçarit Z.S. nga fshati Zhelinë.

Nga SPB thonë se është konstatuar se objekti punon pas orarit të lejuar dhe brenda lokalit janë hasur më tepër persona, mysafirë dhe shtetase të huaja të cilat i kanë argëtuar mysafirët.

“Objekti është mbyllur derisa pronari Z.S. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rasti ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Në Stacionin Policor janë dërguar edhe shtetaset e huaja, të cilat kanë shkelur nenin 418 nga Kodi Penal që ka të bëj me keqpërdorimin për qëndrim turistik. Pas dokumentimit të rastit edhe kundër tyre do të ngritën padi adekuate”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat