Ndërpritet dasma në Tetovë, privohet nga liria pronari i objektit hotelie

Tetova

Ndërpritet dasma në Tetovë, privohet nga liria pronari i objektit hotelie

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Dje në orën 16:10, pas një raporti të mëparshëm, efektivët e policisë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kanë kryer një kontroll në një restorant në Tetovë, në pronësi të personit K.K. (35) nga Tetova.

Gjatë kontrollit, është arritur në përfundimin se objekti nuk kishte respektuar rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë, gjegjësishtë kishte organizuar një dasmë në të cilën ishin të pranishëm rreth 110 persona të ftuar.

Dasma është ndërpre menjëherë dhe objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Pronari K.K. është privuar nga liria dhe është mbajt në Stacionin policorë Tetovë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, ndaj tij do të ngrihen akuya sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat