Tetovë, nuk ka zgjidhje për uzurpimin e trotuareve nga shitësit

Tetova

Tetovë, nuk ka zgjidhje për uzurpimin e trotuareve nga shitësit

Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:22
Tetova

“Kështu duken shumica e rrugëve në Tetovë. Zaptimi i trotuareve nga shitësit ambulant por jo vetëm, sepse kjo ndodh edhe nga pronarët e dyqaneve të cilët, sikur nuk iu mjafton hapësira brenda, nxjerrin materialet që shesin edhe në trotuare është bërë trend. Si duket inspektorati edhe pse disa herë ka tentuar që t’i largojë, nuk ka pasur efekt. Banorët ankohen se shpesh shkaku i bllokimi të trotuareve nga makinat por edhe shitësit ambulant, detyrohen që të ecin për mes rrugës”.

“Nuk është normale kjo pa s`kanë çka bëjnë edhe këta. Asgjë s’është normale në ketë shtet. Nuk kanë faj këto, inspektorati”.

“Edhe kur marrin masa është për kohë të shkurtër të limituar, pastaj kthehen e bëjnë të njëjtën gjë sërish. S`ka zgjidhje si duhet. Nuk është puna vetëm një aksion dhe pastaj harrohen ato po kur të marrin masa duhet rregullisht të kontrollohen”.

“Në këtë shtet nuk ka asgjë që është normale dhe kjo s`është normale çka tët them tjetër”.

Nga komuna e Tetovës përsëritën frazën e njëjtë se do të marrin masa për ta zgjidhur këtë problem.

“Shërbimet tona të inspektoratit janë në terren në punën e tyre. Normalisht që tendenca ka qenë gjithnjë që të bëjmë aksione intensive që të pastrojmë që hapësira për këmbësorët të jetë e lirë. E njëjta gjë vazhdon me të njëjtën rutinë edhe tani”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Pamjet e këtilla nuk janë tipike vetëm për Tetovën, por edhe për Gostivarin, Shkupin dhe qytetet e tjera të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat