Tetovë: Padi penale ndaj dy personave

Tetova

Tetovë: Padi penale ndaj dy personave

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:16
Foto Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ngriti sot padi penale në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë kundër Kompanisë për transport, prodhim, tregti dhe shërbime nga fshati Rashçe e Shkupit dhe kundër N.I. (48) nga Sfillarja e Shkupit. 

Për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, në bazë të nenit 206 të Kodit Penal.

Personi fizik dhe juridik dyshohet se më 10 janar të këtij viti, duke kryer transport publik të udhëtarëve me minibus “Mercedes” me targa të Shkupit në relacioni Shkup-Kodra e Diellit-Shkup, ka vepruar në kundërshtim me vendimin e qeverisë.

I cili kufizonte kapacitetin e automjeteve të transportit publik në 50 përqind të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve të parashikuar për atë lloj të automjetit.Ts

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat