Komuna e Tetovës nuk e mban premtimin dhe nuk u përgjigjet gazetarëve, jetët e qytetarëve vazhdojnë të jenë në rrezik

Tetova

Komuna e Tetovës nuk e mban premtimin dhe nuk u përgjigjet gazetarëve, jetët e qytetarëve vazhdojnë të jenë në rrezik

Më: 26 mars 2021 Në ora: 07:54
Ilustrim

Nga Komuna e Tetovës nuk e mbajtën fjalën e dhënë se në muajin mars do të rregullojnë murin e rrezikshëm mbajtës në Banjën e Qytetit, të vetëdijshëm për nivelin e rrezikshmërisë, dy muaj më herët autoritetet komunale përmes Portalb bënë thirrje për kujdes të shtuar, deri në muajin mars. Sot që flasim, ende nuk kanë filluar punët për rregullimin e të njëjtit, rrezik përbëjnë shembjet anësore në gjithë rrugën ndërsa nga Komuna e Tetovës nuk dëshirojnë të përgjigjen.

Edhe pse rruga e banjës mund të konsiderohet si rrugë e re, pasi që e njëjta është ndërtuar në vitin 2017 me fonde të Bashkimit Evropian, ajo megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth.

Ana e majtë e kësaj rruge është thuajse e pakalueshme, si nga veturat ashtu edhe nga njerëzit të cilët sidomos gjatë këtyre muajve e frekuentojnë shumë Banjën e Qytetit, kjo për shkak të shembjeve anësore të cilat janë të rrezikshme.

Edhe pse është nënshkruar kontrata për rregullimin e këtij muri si dhe dy muaj më herët nga Komuna e Tetovës premtuan se pas datës 15 mars do të fillojnë punët për këtë, gazetari i Portalb ishte sot në këtë vend dhe atje nuk kishte mjete punuese.

“Problemi me këtë lokacion në Banjën e Qytetit kemi tentuar ta zgjidhim disa herë, duke pasur parasysh konfigurimin e terrenit, ky problem vazhdimisht rikthehet. Ekipet e Sektorit për Veprimtari Komunale ka intervenuar shumë herë deri tani kur ka pasur rrëshqitje anësore. Marrë parasysh se tash është sezoni i dimrit dhe kemi ndryshime kohore, punët për të zgjidhur përfundimisht këtë problem do ti fillojmë pas datës 15 mars, marrë parasysh se veçse është nënshkruar marrëveshje me firmën e cila do të kryejë punimet” thanë nga Komuna e Tetovës me datë 22 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat