Rajoni i Tetovës mori 800 vaksina kundër Covid-19

Tetova

Rajoni i Tetovës mori 800 vaksina kundër Covid-19

Më: 30 mars 2021 Në ora: 20:59
Tetova

Vaksinimi në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë do të fillojë të premten më 2 prill, ndërsa dozat e para janë të dedikuara për kategorinë e personave të moshës mbi 77 vjet, informojnë nga institucioni shëndetësor publik i Tetovës.

Përmes sajtit vaksinacija.mk dhe përmes Termini im deri më tani janë regjistruar 5.200 qytetarë nga të gjitha gjashtë komunat e Tetovës.

“Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë marrë 800 vaksina të cilat së pari do të jenë të dedikuara për personat e moshës mbi 77-vjeçare. Pas vaksinimit të kësaj kategorie kalohet në kategoritë e tjera të moshës. Gjithashtu edhe vaksinat më tutje do të dorëzohen te ne sipas numrit të pacientëve të regjistruar nga kategoria e theksuar”, informoi Borisllav Jorgaqieski”, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit.

Vaksinimi do të realizohet në Shërbimin për Vaksinim në kuadër të ISHP Shtëpia e Shëndetit në Tetovë, ndërsa janë dorëzuar vaksina nga prodhuesi AstraZeneka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat