Tetovë: U shërua nga COVID-19, në ditën e parë që doli nga shtëpia u kafshua nga qentë endacak

Tetova

Tetovë: U shërua nga COVID-19, në ditën e parë që doli nga shtëpia u kafshua nga qentë endacak

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Në ditën e parë që doli nga shtëpia, pas 20 ditëve izolim për shkak të COVID-19, është kafshuar nga qentë endacak.

Me këtë situatë është ballafaquar 46-vjeçarja nga Tetova, e cila pasi u shërua nga coronavirusi, tani vazhdon të merr ilaçe për dhimbje dhe qetësim dhe të pranojë vaksina adekuate kundër helmimeve.

Ajo shprehet e revoltuar, që u ballafaqua me sulm nga qentë endacak, ndërsa thotë se do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për ta kallëzuar penalisht komunën.

“Më 16 prill ishte dita e parë që mund të dilja nga shtëpia, pasi përfundova izolimin për shkak të COVID-19. Në mëngjes para se të shkoj në punë, para orës 8 isha tek mjeku amë për të bërë analiza të gjakut. Pastaj duke kaluar në bulevardin “Marshall Tito” drejt sheshit për të shkuar në punë dhe pashë një qen të madh, i cili filloi të vrapojë drejt meje dhe më sulmoi. Më kafshoi në dorë, pastaj duke u mbrojtur edhe në shpinë”, thotë M.H, e cila dëshiroi të mbetet anonime.

Ajo tha se personat e shitoreve i kanë ndihmuar të vijë në vete dhe e kanë dërguar në ordinancën e mjekut të saj amë.

“Kafshimin nga qeni e kam paraqitur në polici dhe jam konsultuar me avokat. I mbledh të gjitha raportet për ta paditur komunën. Kur shkova në spital për kontroll, të punësuarit më thanë se para meje kishte ardhur një person tjetër, që po ashtu ishte sulmuar nga qentë endacak. Raste të tilla ka 4 deri 5 në ditë”, tha 46-vjeçarja.

Ndryshe, për shkak të coronavirusit ajo thotë se disa ditë ka pasur temperaturë, por nuk ka pasur komplikime më të rënda.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat