Asnjë pacient me COVID-19 në spitalin e Tetovës

Tetova

Asnjë pacient me COVID-19 në spitalin e Tetovës

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Mjeku Gzim Nuredini thotë se repartet në spitalin e Tetovës që ishin në dispozicion të Covid qendrës do të kthehen punës normale. Ai kërkon nga qytetarët që të kenë përsëri kujdes dhe te ruan shëndetin e tyre.

“Per fat të mirë afër dy jave nuk kemi pacient të hospitalizuar me Covid në Tetovë. Në ambulancë nuk kemi pacient. Ndërkohë, pjesa e lirë e ambulancës që i kishte obligimet si Covid qendër, tani për tani, ato janë planifikuar që ty kryejnë obligimet e tyre”, u shpreh mjeku nga Covid Qendra në Tetovë, Gzim Nuredini.

Ndërkohë në Qendrën Rajonale për Vaksinim në Tetovë po vijon intensivisht me ciklin e dytë të vaksinimit masiv, deri më tani, siç thonë autoritetet, është kaluar objektivi i këtij punkti dhe janë vaksinuar mbi 30 mijë persona.

Ndërkaq janë caktuar edhe 12 mijë termine të reja për vaksinime. Paralelisht po zhvillohet dhe cikli i vaksinimit të personelit në institucione, arsimore, biznes sektorit dhe institucioneve religjioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat