Hoxha thotë se fitorja e tyre nuk do të jetë me ndihmën e LSDM-së

Tetova

Hoxha thotë se fitorja e tyre nuk do të jetë me ndihmën e LSDM-së

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:39
Arjanit Hoxha

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha shprehet i bindur se kryetari i partisë së tij, Bilall Kasami do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Tetovës.

“Gjithkund ku ka më shumë se dy kandidatë është e pamundur fitorja në rreth të parë me konstilacionet e tanishme, por nuk flas për në rreth të parë, flas se në Tetovë Kasami do të jetë kryetari i ardhshëm”, tha Hoxha.

Ai thotë se fitorja e tyre nuk do të jetë me ndihmën e LSDM-së, për shkak se në këtë mënyrë prishet balanci qeveritar dhe se në rreth të dytë do të kërkojnë vota të LSDM-së.

“Votuesit e LSDM-së në vitin 2020 për bartës liste e votuan Kasamin për deputet dhe cila është arsyeja të mos e votojnë për kryetar komune”, tha Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat