“Katër orë po presim që të hamë bukë”- ankesa nga haxhiu shqiptar në Haxh, pritje të gjata për t’u ushqyer

Tetova

“Katër orë po presim që të hamë bukë”- ankesa nga haxhiu shqiptar në Haxh, pritje të gjata për t’u ushqyer

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 13:14
Haxh

Shkuarja në Haxh po iu kushton shtrenjtë besimtarëve myslimanë. Atyre nga Maqedonia e Veriut sivjet iu kushtoi 6,550 euro.

Megjithatë, çmimet nuk duket të jenë në proporcion me shërbimet.

Mediumi Tetova Sot ka publikuar një ankesë të një haxhiu, sipas të cilit pritjet po janë të gjata për ngrënien e vakteve ushqimore.

Sipas tij, pritjet po jenë katër-orëshe.

Mediumi shqiptar ka shpërndarë edhe pamje nga rreshti i gjatë i pritjes së haxhilerëve për t’iu servuar ushqimi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat