Incident në Tetovë me një të lënduar, policia ndalon sulmuesin

Tetova

Incident në Tetovë me një të lënduar, policia ndalon sulmuesin

Më: 28 janar 2024 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Pasditen e së shtunës (27 janar) ka ndodhur një incident në Tetovë, ku nga sulmi me thikë është lënduar një person ndërsa policia ka ndaluar sulmuesin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot (27-janar) rreth orës 21:45, në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 36-vjeçarit D.M. nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 18:15, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë e ka lënduar 37-vjeçarin F.I., po ashtu nga Tetova.

Lëndimit i ka paraprirë një debat verbal mes tyre dhe F.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore.

D.M. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit” thuhet në komunikimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat