Ish-zëvendësministri i Turizmit: Shtyrja e zgjedhjeve, precedent i keq për të ardhmen

Turizëm

Ish-zëvendësministri i Turizmit: Shtyrja e zgjedhjeve, precedent i keq për të ardhmen

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:37
Ish-zëvendësministri i Turizmit në Shqipëri, Hajrullah Çeku

Ish-zëvendësministri i Turizmit në Shqipëri, Hajrullah Çeku, ka thënë se prishja eventuale e “lojës” së rendit të zgjedhjeve në Shqipëri nga opozita është prishje e demokracisë.

Çeku, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse ditën e diel kur pritet të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri të ketë edhe një viktimë të vetme do të ishte bilanc jashtëzakonisht i keq për vendin dhe gjitha shoqërinë shqiptare.

“Asnjëra palë nuk e kanë marrë seriozisht palën tjetër dhe kanë menduar se nuk do të shkojnë deri në pikën e fundit”.

Ish-zëvendësministri i Turizmit në Shqipëri ka thënë se nëse zgjedhjet shtyhen do të krijohej një precedent i ri që në të ardhmen to të mund ta përdorte secili subjekt i pakënaqur politik.

“Zgjedhjet duhet ta kenë dinamikën e tyre, aty nuk duhet të ketë interpretime të momentit për t’i shtyrë ose anuluar”.

Ish-zëvendësministri i Turizmit në Shqipëri thotë se parimisht asnjë partie nuk i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje, por dihet se pa pjesëmarrjen e PD dhe LSI nuk do të ketë garë.

“Në demokraci ka dy gjëra: Pjesa procedurale dhe legjitimimi. Procedura është baza dhe pjesa procedurale e demokracisë është ciklike. Ciklike është për shkak të zgjedhjeve. Ne dakordohemi që çdo disa vite të mbajmë zgjedhje. Ky është rregull, që nëse e prishim njëherë rrezikojmë me prishë edhe në të ardhmen”, tha ndër të tjera Hajrullah Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat