Të rinjët njohin bukuritë e Tropojës, por ka ende mrekulli të pa zbuluara - Bota Sot
Të rinjët njohin bukuritë e Tropojës, por ka ende mrekulli të pa zbuluara

Turizëm

Të rinjët njohin bukuritë e Tropojës, por ka ende mrekulli të pa zbuluara

Nga: Astrit Metaliaj Më: 25 gusht 2019 Në ora: 20:02
Tropoja

Tropoja është e njohur tashmë jo vetem në Shqiperi por dhe në mbare botën për në fushën e turizmit malor per natyrën e saj të rrallë, historinë dhe trashëgiminë kulturore, zonat e mbrojtura të pasura e të pastëra por që nuk janë eksploruar ende pjesë të ndryshme në verilindore – parku natyror lugina e Valbones e veriperendim te Tropojës – Parku Natyror i Lekbibaj.

Ajo pjesë ku malet ngrihen thikë, pyjet janë të dendur dhe rrugët e pashtruara e të pakalueshme. Këtë fakt na e përmendin dy të rinjët “Udhërrëfyes natyror”, Klitoni dhe Flori të cilët kanë bërë disa udhëtime në këto zona dhe emocionet e tyre jane aq të forta për vendet e “fshehta” e të paeksploruara tërësisht.

Vërtet, kush është territori i brendshëm i Tropojës? Ai që ne njohim nga fotografite, kronikat apo të thënat e njerëzve, ai që nuk e kemi shkelur kurrë, jo se nuk duam por se nuk ka infrastrukturë dhe mjete për të na çuar deri atje.

Në qoftë se do të marrim makinen nga B.Curri e do të ngjitemi drejt Luginës se Valbones për në fshatin Dragobi e më pas, për në monomentin natyror ``Akullnaja e Motinës``, në të dy krahët e rrjedhës së perroit të Motinës, dege e lumit Valbona, ka pamje të mrekullueshme të natyrës. Në këte pjesë të fshatit të zë syri kulla tre-katëshe karakteristike e ketij fshati, tek-tuk dhe të vetmuara, rrugë të ngushta këmbësorësh apo, hone dhe shpella të pa eksploruara, maja te larta e karakteristike. Blloku i ketyre maleve përben zemren e Bjeshkëve të Nemura me legjenda të pafundme si ajo e Kreshnikëve. Gjithashtu, takon pllaja të shumta me një Florë të madhe ku gjen streh Fauna e rralle mes pishave dhe ahut të lartë që një aventurieri të natyrës do t’i tërhiqte vëmendjen dhe do donte t’i shikonte nga afër dhe të rikthehet perseri.

Mundësia nuk i jepet dot cdo kujt sepse nuk ka rrugë drejt këtyre dhe guida të mirëfilltë. Atëherë këto perla të natyrës dhe turizmit tonë, mbeten të fshehura dhe pa vlerë. Janë të rinjët në shoqaten Alpin të angazhuar në forcimin e aftësive në kulinari dhe udhërrëfyes që nëpërmjet mundësive që po krijon programi ReLOaD në kuader të projektit ``Të rinjët për qytetin``, po bëhen promotor të promovimit të vlerave të këtyre vëndeve të paeksploruara duke rritur mundësite ekonomike për të ardhmen.

Ndërsa një ndër të rinjët e kësaj zone Ardi, pjesë e udhërrëfyesve të rinj shprehej se - në këto zona nuk ka vetëm natyrë të bukur, por ka edhe një trashëgimi kulturore të panjohur nga vizitorët dhe kuriozët e shumtë të këtyre anëve. Flasim për kullat trekateshe një ndërtim tipik i asaj kohe për tu mbrojtur, kullat alpine, mënyrën e jetesës, zakonet, traditat, kulinarinë, etnografinë dhe pak mundësi kemi t’i ndeshim në vendin burimor, sepse akoma nuk është menduar për ta shfrytëzuar këtë pjesë të turizmit si burim ekonomik për të rinjt dhe banorët e zonës.

Një përshkrim i detajuar i këtyre resurseve nuk do të mjaftonte me një shkrim të shkurtër, por ajo që dua të cilësoj është nëse ka ardhur koha të mendojmë edhe për turizmin e thellë malor?! Aty ka vlera, aty ka kuriozitet, ka histori, legjenda, natyrë të pashkelur, ka njerëz, pra ka biznese ku vizitoret e huajt po e vërejnë dhe e vlerësojnë gjithnje e me shume si një burim të mirëfilltë e të pashfrytëzuar. A duhet ta shikojmë edhe vetë ne me këtë sy këtë zonë të “fshehur”?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...