Turisti anulon pushimet e rezervuara në Itali, por gjithsesi paguan gjysmën e shumës

Turizëm

Turisti anulon pushimet e rezervuara në Itali, por gjithsesi paguan gjysmën e shumës

Më: 11 maj 2020 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Një shtetas gjerman anuloi pushimet e rezervuara në Itali, në një dhomë teke dhe mëngjes në Omegna, në provincën Verbano-Cusio-OSSOLA, në Liqenin Orta, për shkak të kufizimeve të lëvizjes nga koronavirusi.

Por ai ofroi të paguante gjysmën e shumës që do të kishte shpenzuar për pushimet.

Shtetasi gjerman që bëri këtë gjest fisnik është një studiues në universitet.

Pronari i objektit ftoi turistin që t’ia dhurojë atë shumë një qendre bamirësie dhe ai ra dakord.

Siç është raportuar nga faqja e internetit Vconews, transferimi, prej 230 euro, tashmë ka arritur në destinacionin e tij dhe do të përdoret për të financuar blerjen e një termoskani për spitalin në Omegna.

Sidoqoftë, turisti planifikon të shkojë me pushime në Omegna, me siguri në shtator ose tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat