Koronavirusi “frikësoi” pak shqiptarët e Kosovës, numri i pushuesve për në Shqipëri përgjysmohet - Bota Sot
Koronavirusi “frikësoi” pak shqiptarët e Kosovës, numri i pushuesve për në Shqipëri përgjysmohet

Turizëm

Koronavirusi “frikësoi” pak shqiptarët e Kosovës, numri i pushuesve për në Shqipëri përgjysmohet

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Frika nga përhapja e pandemisë Covid-19 duket sa ka stepur pushuesit nga Kosova, që për destinacion kishin bregdetin Shqiptarë.

Numri i pushuesve nga Kosova, qershorin e këtij vit është përgjysmuar krahasuar me atë të një vitit më parë, edhe pse për pushuesit nga ky vend, Shqipëria është destinacioni i vetëm për momentin.

Të dhënat e pikës kufitare Vërmicë-Morinë tregojnë se gjatë muajit qershor 2019, mbi 260 mijë nga Kosova ishin nisur drejt bregdetit shqiptar, ndërsa gjatë qershorit të këtij viti mbi 128 mijë.

Megjithatë kjo gjë ka ndryshuar në javën e parë të korrikut të këtij viti.

Vetëm nga data 1 korriku deri me 5 të këtij viti mbi 26 mijë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa kjo shifër ishte më e vogël gjatë viti 2019, pra janë 24 mijë.

Këtë vit, pandemia e Covid-19 ka ndryshuar destinacionet turistike të nga Kosova. Për dallim nga sezonet e kaluara, kur turistët nga Kosova zgjidhnin mes Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi e

Kroacisë, tash destinacioni thuajse i vetëm ka mbetur Shqipëria. Pasi aktualisht Mali i Zi kërkon një test negativ si dëshmi për hyrë në këtë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat