Ka një vend në Evropë që nuk ua ka mbyllur derën turistëve amerikanë - Bota Sot
Ka një vend në Evropë që nuk ua ka mbyllur derën turistëve amerikanë

Turizëm

Ka një vend në Evropë që nuk ua ka mbyllur derën turistëve amerikanë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 06:28
Kroacia

Kroacia, vendi i vogël në Evropën Juglindore, është një prej destinacioneve të lejuara të BE-së që ka nisur të frekuentohet edhe nga turistët amerikanë. Dy projekte gjigante të dy resorteve të reja, të hapura për turistët këtë fillimgushti, kanë zënë edhe faqet e para të mediave prestigjioze.

Forbes ka shkruar pak ditë më parë për ishullin Hvar në Kupari, Hilton Costabella, Marriott në Split dhe një resort i ri Aman në Cavtat – të cilat janë aktualisht vendet më tërheqëse në Kroaci.

Po kështu, edhe resorti Maslina, i vendosur në Gjirin Maslinica ka një pamje të mrekullueshme të ishullit Hvar. Hvar dhe Pakleni përreth janë të mbushura me super jahte që, sidomos në këtë stinë të vitit, shfrytëzohen maksimalisht nga turistët.

Maslina Resort rrethohet nga një pyll me pisha dhe ka një pozicion përballë detit Adriatik. Vetëm me një shëtitje të shkurtër përgjatë bregdetit, shkon në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, Stari Grad. Krijuar si një resort luksoz, ky vend përrallor ofron 33 dhoma, 17 suita dhe tre vila, të gjitha të krijuara dhe rrethuara nga elementët e natyrës.

I gjithë resorti kopshte dhe tarraca të gjera, tetë nga suitat kanë pishinat e tyre private me pamje nga gjiri. Vilat të dhurojnë pamje nga deti dhe kanë hapësira mahnitëse brenda dhe jashtë.

Turistët mund të zgjedhin të kenë katër deri në pesë dhoma gjumi, por vila i bën të ndihen sin ë shtëpinë e tyre, sepse kanë një kuzhinë profesionale, për çdo shërbim të kërkuar dhe somelier. Të gjitha produktet janë organike, shtretër të qetë me madhësi mbretërore, banjë me dushe dhe vaska prej druri, që të japing një qetësi ta pakrahasueshme ‘brenda’ në natyrë.

Resorti gjithashtu ka një plazh natyral, pishina familjare, dhe një restorant mesdhetar (Top Master Chef Patricia Yeo), një bar në plazh dhe kopsht organik.

Spa-ja nuk mungon në çdo orar të ditës, një bibliotekë, një club vere dhe kënd lojërash për fëmijë.

Edhe pse amerikanët nuk mund të vizitojnë pjesën më të madhe të BE-së, Instituti Kroat për Shëndetin Publik, kohët e fundit njoftoi se shtetasit jo nga BE, përfshirë ata nga Shtetet e Bashkuara, mund të hyjnë në Kroaci si turistë, për sa kohë ata ofrojnë një dëshmi të testit negativ për COVID- 19 brenda 48 orëve nga mbërritja e tyre. Është e rëndësishme të theksohet se duke pasur parasysh rrjedhshmërinë e situatës pandemike, qeveria kroate përditëson sipas kërkesave të gjitha rregullat që duhet të ndjekin turistët dhe kontrollin e sigurisë përpara se të bëni plane të udhëtoni drejt këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat