Shpella e “shkruar” në Karaburun, destinacion turistik për turistët vendas e të huaj

Turizëm

Shpella e “shkruar” në Karaburun, destinacion turistik për turistët vendas e të huaj

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 10:07

Shpella e “shkruar” në Karaburun, e cila mund të vizitohet vetëm nëpërmjet rrugës me mjet lundrues, është kthyer në një destinacion për turistët. vendas e të huaj.

“Kjo shpellë bën pjesë në Parkun Detar Karaburun-Sazan dhe ka vlera të larta të bio dhe gjeodiversitetit. Është një nga shpellat objekt monitorimi si vend i përshtatshëm për fokën e Mesdheut”, – tha për ATSH-në Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë, Nexhip Hysolakoj.

Sipas tij, në brendësi të kësaj shpelle ndodhen 2 elementë të gdhendjes në faqen e brendshme shkëmbore nga ku merr dhe emrin shpella e shkruar.

“Prezenca e 2 gdhendjeve vjen si shkak dhe i pozicionit që ka me gjirin e Gramës”, – tha Hysolakoj.

Ai shton se “këto gdhendje tregojnë se kjo shpellë ashtu si dhe gjiri i Gramës ka qenë një vend strehimi për përdoruesit e detit në kohëra të ndryshme nga periudha romake deri në ditët e sotme”.

Image
Shpella e “shkruar” në Karaburun

Sazani dhe Karaburuni janë kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat