Rritje e lartë e turizmit edhe në shtator - Bota Sot
Rritje e lartë e turizmit edhe në shtator

Turizëm

Rritje e lartë e turizmit edhe në shtator

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 09:13
Pamje nga Shqipëria

Sipas Institutit të Statistikave, muajin e kaluar Shqipërinë e vizituan 664 mijë shtetas të huaj, në rritje me 45% krahasuar me një vit më parë. Për të gjithë nëntëmujorin e parë të vitit, Shqipërinë e vizituan 5.1 milionë shtetas të huaj, në rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vizitorët nga Kosova dominojnë numrin e përgjithshëm të të huajve, me 36% të totalit. Pas një rënie gjatë vitit të kaluar, këtë vit numri i vizitorëve kosovarë po rritet sërish.

Për shtatorin, kjo rritje ishte 66%, ndërsa për të gjithë 9-mujorin rritja ishte 23%. Përgjithësisht, vizitorët prej vendeve fqinje vazhdojnë të dominojnë turizmin hyrës në Shqipëri, me mbi 60% të totalit. Megjithatë, vizitat nga vendet fqinje, në një pjesë të madhe lidhen me qëllime pune apo biznesi, më shumë sesa me turizëm të mirëfilltë.

Rritje të ndjeshme, edhe gjatë këtij viti, ka regjistruar numri i vizitorëve nga Polonia dhe nga Gjermania, me 38% më shumë krahasuar me nëntëmujorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, vizitat e shqiptarëve jashtë vendit për shtatorin u rritën me ritme më të ngadalta, me 3.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo është në linjë me rritjen mesatare të këtij viti. Në nëntë muajt e parë të 2018, shqiptarët kanë kryer 4.1 milionë dalje jashtë vendit, në rritje me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera