Cilat ushqime e forcojnë sistemin tonë imunitar?

Ushqime

Cilat ushqime e forcojnë sistemin tonë imunitar?

Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:41
Ilustrim

Asnjëherë si këto vit, nuk do të dëshironim të kishim një sistem imunitar shumë të fortë, një mburojë të pathyeshme kundër baktereve, viruseve dhe mbi të gjitha kundër SARS-CoV-2. Por të gjithë ne mund të forcojmë mbrojtjen tonë imunitare, duke filluar nga tavolina. Shumë ushqime që ne konsumojmë, janë treguar se i ndihmojmë qelizat e bardha të gjakut të bëjnë më mirë punën e tyre.

Mjafton një vetëm një thelp

Për shembull, hudhra është e përsosur për të mbajtur larg mikrobet. “Alicina, përbërësi aktiv i hudhrës, që zhvillohet dhe çlirohet vetëm kur shtypim thelpinjtë, është një nga ushqimet më të fuqishme me natyrë antibakteriale, antivirale dhe antifungale”-thotë Xhema Faboci, biologe nutricioniste përgjegjëse e qendrës B-Woman në Romë.

“Ju nuk keni nevojë ta hani atë. Mjafton ta përdorni gjatë kohës që gatuani diçka në një tigan ose për të aromatizuar gjellën, gjithmonë duke e shtypur atë dhe duke e lënë përbërësin aktiv të shpërndahet në vaj. Pastaj, mund të hiqni pjesën e ngurtë”- shton ajo.

Një studim nga Universiteti i Kagoshimës në Japoni, ka treguar se hudhra luan një rol kryesor në parandalimin dhe trajtimin e ndryshimeve në florën e zorrëve, në trajtimin e rezistencës ndaj insulinës dhe lipideve të tepërta (yndyrnave) në gjak, të gjitha këto elementë të konsideruar si faktorë rreziku për prekjen nga Covid-19. Pastaj ka edhe ushqime që e mbështesin sistemin imunitar në një mënyrë tjetër, si lëngu klasik i pulës, që duhet të pihet kur jeni me grip. Proteinat e mishit që treten në të, siç janë albuminat, e forcojnë përgjigjen imunitare, ndërsa vitaminat dhe kripërat mineralet që përmban, kanë veti anti-inflamatore. Nëse vendosni pak hudhër ose qepë në supë, i “afërmi i tij i ngushtë” me veti të ngjashme antibakteriale dhe antivirale, efektet shëruese do të forcohen.

Karafili

Për një veprim të zgjeruar mbrojtës, idealja është të shtoni karafil në gjellët tuaja, pasi siç shpjegon Faboci “ato janë të pasura me eugenol, një antiviral me spektër të gjerë, që shtyp prodhimin e citokinave, të cilat nxisin inflamacionin”.

“Eugenol, së bashku me spermidinën e embrionit të grurit, është gjithashtu baza e një suplementi që studiuesit nga Universiteti i Bolonjës po zhvillojnë, me shpresën për të ndihmuar në uljen e shkallës së shumimit të SARS-CoV-2”- thekson ajo.

Speci djegës, që përmban shumë vitaminë C dhe me veti antioksiduese, ndihmon në luftimin e mikrobeve. Por ai duhet të përdoret i papërpunuar, pasi vetitë e dobishme humbin me nxehtësinë. Gjithashtu të dobishme janë kanella, me veti antiseptike, anti-inflamatore dhe forcuese e imunitetit, si dhe erëza të tjera të tilla si xhenxhefili, shafrani i Indisë, piperi, apo perime të tilla si borziloku, limoni, por edhe kërpudha.

“Të gjitha ato mund të përdoren me imagjinatë në kuzhinë, për të aromatizuar pjatat”- vëren nutricionistja. “Ose mund të përgatisni çajra bimorë me bazë kanellën, limonin dhe xhenxhefilin, që janë shkëlqyera për pastrimin e sekrecioneve, nëse tashmë jeni prekur nga gripi dhe e ftohura e zakonshme”- thekson ajo.

Mollët e karamelizuara falë kanellës, limonit dhe karafilit kanë shumë anti-inflamatore, antibakteriale dhe antivirale. Mjafton vendosni një mollë të prerë në një tenxhere me 3 ose 4 thelpinj, një shkop kanelle, lëvore limoni, një lugë sheqer dhe një filxhan ujë, t’i gatuani në zjarr të fortë derisa sheqeri të karamelizohet. Kjo është një tjetër përbërje që e ndihmon sistemin tonë imunitar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat