Ushqimet që duhet të shmangni para se të shkoni në plazh

Ushqime

Ushqimet që duhet të shmangni para se të shkoni në plazh

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë se cilat ushqime duhet të shmangni para se të shkoni në plazh.

Ushqime të ftohta dhe pikante

Ushqimet pikante shkaktojnë acarim, gazra dhe fryrje të stomakut. Kjo është arsyeja pse është mirë të shmangni erëza të tilla si piper i zi, arrëmyshk, karafil, si dhe ushqime të tilla si djegës, qepë, hudhër, mustardë djegëse dhe salcë Barbecue dhe salcë domateje, para vajtjes në plazh.

Kripa

Është e këshillueshme që të zvogëloni ndjeshëm marrjen e kripës dhe natriumit. Kripa shkakton mbajtjen e lëngjeve duke rezultuar në ndjenjën dhe fryrjen më të madhe. Mos shtoni shumë ose aspak kripë në vaktet tuaja, konsumoni shumë ujë dhe qëndroni larg ushqimeve të pasura me natrium si arra, ushqime të ngrira, ushqime të thata, salca të gatshme dhe ushqime të konservuara.

 Alkooli dhe pijet freskuese

Alkooli dhe pijet freskuese shkaktojnë acarim në zorrë, gjë që shkakton fryrje të pakëndshme. Preferoni të konsumoni lëngje, çaj jeshil të ftohtë dhe natyrisht shumë ujë.

Produktet e qumështit

Produktet e qumështit pavarësisht nëse jeni intolerantë ndaj laktozës shkaktojnë fryrje stomaku pasi treten me vështirësi. Shmangni qumështin, kosin dhe djathrat me shumë yndyrë që të ndiheni më të lehtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat