Dëshironi të flini shpejt? Konsumimi i ushqimit që mund t’ju ndihmojë gjatë natës

Ushqime

Dëshironi të flini shpejt? Konsumimi i ushqimit që mund t’ju ndihmojë gjatë natës

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Derisa biskotat ose patatinat janë ushqimet e preferuara të shumë njerëzve në mbrëmje, një opsion pak më i shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të bini në gjumë më lehtë.

Rezulton se edamame, një sojë që mund të zihet në avull, është plot me lëndë ushqyese që nxisin gjumin dhe mund t’ju ndihmojnë të flini shpejt.

Bishtajat edamame janë të pasura me triptofan, një aminoacid i përfshirë në modelet e gjumit të shëndetshëm. Trupi përdor triptofanin për të prodhuar melatonin, një hormon që ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit – sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në SHBA.

Duke qenë se triptofani mund të çojë në një rritje të melatoninës, drejtori i Programit të Kërkimit të Gjumit dhe Shëndetit në Universitetin e Arizonës, Michael Grandner, ka thënë për Livestrong.com se në këtë mënyrë mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë pak më lehtë.

Trupi juaj normalisht fillon të pompojë melatoninë ndërsa errësira bie, duke sinjalizuar se është koha për të filluar përgatitjen për gjumë./telegrafi

Fasulet edamame nuk janë burimi i vetëm i triptofanit, por ato janë një nga më të mirat. Një filxhan bishtaja përmban 416 miligramë triptofan ose rreth 150 për qind të sasisë së rekomanduar ditore.

Gjithashtu, njerëzit që hanë fruta, perime dhe bishtajore me nivele të larta të triptofanit kanë më shumë gjasa të raportojnë gjumë më të mirë sesa ata që konsumojnë ushqime me nivele më të ulëta të triptofanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat